Site icon Prishtinapress

Ministri Gashi paralajmëron ndërtimin e shtegut të garave automobilistike

Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Kujtim Gashi është takuar sot me të rinjtë e grupit “Marakli t’kerreve”, me të cilët ka diskutuar për ndërtimin e shtegut të garave automobilistike.

Gashi përmes një postimi në facebook ka thënë se si Ministër i Sportit është i angazhuar në projekte të qëndrueshme, të cilat krijojnë hapësirë që të rinjtë të punojnë dhe jetojnë në Kosovë.

Ja postimi i plotë:

Takova disa të rinj të grupit “Marakli t’kerreve” me të cilët diskutova për projektin: “Ndërtimi i shtegut të garave automobilistike”

Ndërtimi i shtegut të garave Sllallom dhe Drag, si pistë e parë e garimit në Ballkan me të gjitha standardet, me mundësi të hapjes që Qendrës së trajnimit dhe përfshirje të komunitetit është një projekt serioz, për të cilin u zotova se do të fillojmë procedurat për ta jetësuar duke pasur parasysh rëndësinë e garave automobilistike.

Si Ministër i Sportit jam angazhuar në projekte të qëndrueshme, të cilat krijojnë hapësirë që të rinjtë të punojnë dhe jetojnë në Kosovë, një i tillë do të jetë edhe projekti i pistës së garave i cili po ashtu ndikon në masivizimin e sporteve. KG

Exit mobile version