18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Gashi nuk tregon nëse ishte në dijeni për vizitën e Thaçit në Ujman

Gjatë raportimin në Komisionin e  Punëve të Brendshme, ministri Bejtush Gashi është pyetur nga deputeti Xhelal Sveqla nëse ka qenë i informuar për vizitën e presidentit Thaçi në Ujman.

Ministri për këtë vizitë tha se vizitat e presidentit janë pjesë e agjendës së tij dhe se MPB duhet të përmbush kërkesat për vizitat e presidentit

“Vizitat brenda Kosovës janë agjendë e presidentit dhe nën autoritetin e tij. Ne jemi të obliguar të përmbushim kërkesat e vizitës së tij, vizitë kjo e cila u përmbyll pa tensione”, tha Gashi, raporton kallxo.com.

“Vizita nuk ka qenë shqetësuese, sepse është realizuar brenda territorit të Kosovës. Ne duhet të krijojmë kushte për këto vizita dhe duhet t`i sigurojmë ato”, ka thënë ministri Gashi para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles