Site icon Prishtinapress

MINISTRI ABDIXHIKU: TË GJITHA RRUGËT JANË TË KALUESHME

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se pas reshjeve të mbrëmshme të borës, të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë, janë të pastruara për zhvillim normal të komunikacionit.

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore janë në angazhim maksimal që të evitojnë bllokimin e rrugëve rajonale, magjistrale, nacionale dhe autostradave, të mbikëqyrura vazhdimisht edhe nga përgjegjësit e ministrisë.

Theksojmë se edhe në viset malore ku reshjet janë më të shtuara, të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Ministri Lumir Abdixhiku, i cili që nga mbrëmë është në përcjellje të situatës nga afër, u bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në vozitje, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme.

Për çdo emergjencë që mund të keni lidhur me rrugët që janë në përgjegjësi të MIT, qytetarët mund të kontaktojnë në këta numra: 044 130 069 dhe 044-158-914.

Exit mobile version