4.9 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ministri ​Bislimi: Qeveria e re synon luftimin e bordeve joprofesionale të ndërmarrjeve publike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka shkarkuar Bordin e drejtorëve të Telekomit të Kosovës, ndërsa ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka theksuar qeveria e re synon luftimin e bordeve joprofesionale të ndërmarrjeve publike.

Këto komente ministri Bislimi i bëri gjatë një takimi me misionin e Komisionit Evropian për vlerësimin e programit për reforma në ekonomi dhe diskutimin mbi rekomandimet e politikave ekonomike për vendin.

“Kemi si një rrezik potencial performancën e keqe të ndërmarrjeve publike. Me masat që do të ndërmarrim, ne synojmë uljen e nepotizmit, por edhe luftimin e bordeve in-kompetente mbikëqyrëse. Mendojmë se ndër marrjet publike nga një barrë për buxhetin mund të shndërrohen në një instrument që promovon rritjen ekonomike në vend. Problemet që kanë të bëjnë me ekzekutimin e ulët të projekteve kapitale që parashihet si rrezik, mendoj se me një planifikim më të mirë dhe kërkesat e ekipeve të projekteve mund ta reduktojmë shumë këtë risk dhe të ndihmojmë rishikimin shumë më pozitiv të projeksioneve ekonomike”, tha Bislimi.

Po ashtu, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të analizohen raportet e auditimit dhe performancës të të gjitha ndërmarrjeve publike.

Si rezultat, pas kësaj, siç ka thënë Hoti, qeveria do të ndërmerr vendimet meritore lidhur me bordet e tyre.

“Sot ishte vetëm fillimi. Sot qeveria ka shkarkuar Bordin e Telekomit. Në ditët në vijim do të analizojmë raportet e auditimit dhe performancës të të gjitha ndërmarrjeve publike dhe do të marrim vendimet meritore lidhur me bordet e tyre. Duhet të shpëtojmë nga falimentimi këto ndërmarrje”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles