16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ministrat serbë qe një vit shpërfillin Qeverinë

Dy ministrat serbë në Kosovë vazhdojnë ta shpërfillin Qeverinë “Haradinaj”, për shkak se u bë pothuajse një vit që po i bojkotojnë mbledhjet e Qeverisë. Në veri të vendit edhe kryetarët serbë të komunave po bëhen gati tre muaj që kanë dhënë dorëheqje, por ekzekutivi ende nuk ka gjetur zgjidhje për këtë çështje. Sipas analistëve, kjo shpërfaq mungesën e vullnetit dhe pafuqinë e kryeministrit Haradinaj për të vepruar

Po bëhet gati një vit prejse ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës po e bojkotojnë ekzekutivin.

Në mars të vitit të kaluar Policia e Kosovës arrestoi për hyrje pa leje në Kosovë shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, dhe pas kësaj ngjarjeje në shenjë revolte tre ministrat serbë filluan bojkotin e punës në Qeveri duke mos marrë pjesë në asnjë mbledhje të ministrave me kryeministrin, shkruan Zëri.

Dalibor Jevtiq, ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, dhe Ivan Teodosijeviq, ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, vazhdojnë të qëndrojnë në krye të këtyre dikastereve përderisa ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo u shkarkua javë më parë nga kryeministri Haradinaj.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles