Site icon Prishtinapress

Millaku tregon se si e la punën Blakaj dhe a do të ngritët aktakuza e tij për veteranët

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku ka folur sot në një konferencë për media lidhur me largimin e Prokurorit, Elezaj Blakaj si dhe për aktakuzën e Blakajt për veteranët mashtrues të UÇK-së.

Millaku ka treguar në detaje se si është njoftuar për largimin e Elezajt duke thënë se nuk e di çfarë punon apo do të bëjë ai në Amerikë.

Gjithashtu ai ka shtuar se për aktakuzën do të punohet në vazhdimësi që të përfundohet dhe në momentin që do të dihen të gjitha detajet ato do të bëhen të ditura edhe për publikun, transmeton Indeksonline.

“Gjatë orarit të punës pas orarit, të shtunave të dielave edhe festave ka punuar për këtë çështje. Puna rreth shqyrtimit të këtij dokumentacioni ka zgjatë disa muaj, është bërë një punë e madhe, punë voluminoze që ka kërkuar shumë mund. I kam shikuar, i kam bërë roje apo ndihma tjera që nuk kanë të bëjnë me veteranë. Gjatë hetimeve natyrisht kam pasur kontakte me prokurorin se kur të bëhet finalizimi i emrave, 19 mijë e 600 persona të cilët nuk e meritojnë pensionin e veteranit të luftës, të nxjerren emra, mbiemra ditëlindje dhe prokurori ka për detyrë të kërkojë pezullimin e dhënies të parave. Vetëm për një muaj 3 milionë e 400 euro dhe ky është dëmi më i madh që i është shkaktuar buxhetit të Kosovës që nga paslufta”, ka thënë ai.

Millaku ka treguar edhe si e mori lajmin se Blakaj ka vendosur ta lë punën në prokurori.

“Një ditë prej ditësh ka ardhur Prokuroi Blakaj dhe tha se kam ardhur me u këshillu për një çështje të tillë personale që ka të bëjë me të ardhmen time dhe të familjes. Me tha se i kanë ofruar punë në Amerikë por s’po e di a me shku a mos me shku. Ai ka qenë shumë  bashkëpunëtorë i thash ti duhesh të mendosh për të ardhmen tendë dhe të fëmijëve të tu dhe të familjes, për mua më vjen shumë keq nëse shkon pasi e len punën keq në prokurori edhe jemi numër i vogël por unë dëshiroj që ta bësh zgjedhjen më të mirë, pa i thënë po ose mos shku. Pas disa ditësh ka ardhur dhe më ka sjellë aktakuzën që figuron 11.07 por në fakt ka qenë disa ditë më herët pasi ajo ka qenë dita e fundit kur ka punuar”, ka thënë Millaku.

Kryeprokurori ka treguar po ashtu se cfarë ka përmbajtur aktakuza e Blakajt.

“Tha të lutëm kjo është lëndë e ndjeshme, e shiqoni aktakuzën nëse keni vërejte apo të shtoni apo të hiqni mjafton rastin ta qoni në Gjykatë. Nja dy ditë s’kam arrit ta shikoj në bazë të angazhimeve ndërsa ditë më vonë e kam shkuar por kam parë një lëshim, jo me dëshirë ku si pjesëmarrës ishin 19 mijë e 60 veta pa e cekë se kush është përfitues”, ka thënë Millaku.

Ai ka shtuar se kush është jurist e di që duhet cekur se kush është përfitues dhe kush janë të tjerët, që edhe për  një qytetar të thjeshtë të jetë e kuptueshme.

“Më vonë shkova të shikoj propozimin ku është propozuar por s’është lëshuar kërkesa për gjyqtarin për procedurë penale.Të nesërmen i thash se kjo aktakuzë siç është nuk duhet me shku, është obliguese që t’i bëhet kërkesë paraprake gjykatësit dhe është e pakuptueshme, çdo gjyqtarë që është profesional e di këtë.I thash më mirë është të na marrin edhe 1 muaj po a 2 e  të shkojnë edhe disa mijëra euro por kur të shkon, le të shkon siç duhet.Më pas ai ka thënë se po shkon në pushim dhe më pas do të marrë grupin punues me të cilin do ta shikoj përsëri.Dhe jemi pajtuar. Më 12/07 pasi shkoj në pushim më dërgoj një email me aktakuzë të nënshkruar të cilën e ka skanuar prej pushimit. Prokuror gjithçka në rregull çka biseduam por është sfiduese për ne se na merr kohë por më mirë është të shkojë aktakuza.Më pas është lënë të pritet pra derisa të kthehet nga pushimi por më pas më ka ardhur njoftimi se ai më nuk është pjesë e Prokurorisë Speciale të Kosovës, pra qëllimi nuk ka qenë të akuzohet dikush apo jo por që kjo aktakuzë të ketë efekt. Këtë landë e kemi shqyrtu, unë jam koordinator dhe u shqyrtu me prioritet dhe nuk është e vërtet që kemi dashur të amnistojmë dikë apo t’i ndihmojmë në çfarëdo forme.I kam thënë se nëse  ki far presioni apo kërcënimi lirshëm bëje kërkesën në emër timin unë do ta nënshkruaj, më ka thënë nuk frikohem dhe e ka bërë vetë.Kjo është e vërteta lidhur me lëndën.Ata 19 e 600 duhet të dihen me emra mbiemra pasi e bënë aktakuzën e kuptueshme”, ka shtuar MIllaku.

Ai ka deklaruar se të gjitha janë të skanuara, informacionet për aplikacionet e veteranëve.

“Krejt prokurorët e Speciales kemi raporte të mira profesionale dhe shoqërorë, Elezi ka qenë ndër prokurorët më të mirë plus me këtë lëndë ka qenë shumë i ngarkuar sepse i ka marrë shumë punë, këtu prokurorët përfolën nga ju gazetarët e me nis me i digju ne  nuk kishim dalë as në punë. Ne kemi kry punë në përputhshmëri me kodin penal, mua asnjëherë nuk më ka thënë se është i kërcënuar nga dikush, nëse ak qenë është dashur të më njoftojë, ka shfaqur shqetësim në rastin e Shefqet Krasniqi që është bërë i ditur. Unë nuk mundem me e dit çfarë Elezi ka menduar. Ne nuk jemi të interesuar të na dështojë rastin, prokurorët janë të pavarur. Çdo rast kur prokurorët kanë pasur dilema sikurse edhe Elezi kanë ardhur janë diskutuar me mua, diçka me u shtu apo me u hjek.Pasi e ka qu njoftimin i kam shprehur keqardhje për heqjen dorë nga puna dhe i kam dëshiruar sukses. Unë nuk e di çfarë po bën në Amerikë.Çfarë punon ai as nuk e kam pyetur as nuk e di, si të nxjerren të dhënat e kryhen veprimet ne kemi me ngritë aktakuzë dhe për çdo aktakuzë tjetër do të njoftojmë opinionin”, ka përfunduar Millaku.

Exit mobile version