
Chelsea dëshiron ta transferoj një mesfushor, duke ditur që Cesc Fabregas do të largohet në këtë muaj.
Skuadra londineze po tenton ta transferoj Franck Kessien nga Milan, përcjell prishtinapress.eu
Mesfushori i Bregut të Fildishtë kërkon të luajë në një skuadër ku mund të fitojë trofe, andaj Chelsea mund ta transferoj shumë lehtë atë.
Për ta kompletuar transferimin e tij, Blutë nga Londra duhet të ofrojnë më së paku 40 milionë euro.