10.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Milaim Zeka tregon çka i thanë zyrtarë të PDK’së për Ramush Haradinajn

Ish-deputeti Milaim Zeka thotë se zgjedhjet e reja janë afër. Ai është i bindur se PDK nuk do të hyjë në qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti dhe nuk do të votojë Ramush Haradinajn për president.

“Unë në bazë të informacioneve që kam Partia Demokratike e Kosovës nuk do të shkojë në koalicion. Nuk do të kemi zgjerim të qeverisë dhe jemi në prag të zgjedhjeve të lira. Edhe me shku tash n zgjedhje deri në pranverë s’mund të përgatitemi për shkak të procedurave”, thotë Zeka.

Por a do të mund të votonte kjo parti kandidaturën e të parit të AAK’së për president.

“Nuk besoj, në bazë të njerëzve me të cilët unë kam biseduar, njerëzit kryesorë të PDK’së që kjo parti do të jep votat për president për Ramush Haradinajn”, shtoi ai për Kanal10.

“PDK’ja ose shkon me kandidatin e vetë dhe këta janë në bisedime dhe do të vazhdojnë të bisedojnë me Lidhjen Demokratike të Kosovës për punën e presidentit por në asnjë mënyrë nuk lëshojnë pe nga vendimi që kanë marrë si kryesi që presidenti i takon vetëm PDK’së”, tha Zeka.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles