13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Miftari i kërkon falje Melihate Tërmkollit: Do të doja të pija kafe me ju, dalloj shumë nga ata të tjerët

Regjistori Agon Miftari ka kërkuar falje për postimin e tij në Facebook, i cili shkroi; “I kisha përla Brnabiqin me Tërmkollin”.

Shkrimi i tij ngjalli reagime dhe komente në rrjetin social Facebook, duke bërë që të reagojë edhe vet ish-deputejta e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

Tërmkolli në reagimin e saj të titulluar si “Letër “dashurie” për Agon Myftarin”, i ka bërë thirrje publike këtij të fundit që të përlahen.

Ndërkaq, Miftari në shkrimin e tij ka thënë se Tërmkollin nuk e njeh personalisht dhe se mesazhi ka qenë “satirë”.

“Të gjithë ata që më njohin e dinë fare mirë që nuk jam misogjen. I kam mbështetur dhe i mbështes gratë në politikë, sikurse i kam mbështetur në art. Fatkeqësia e punës sime është se, shpeshherë zhduket vija e hollë që e ndanë satirën e humorin me qëndrimet e mia personale. Status i sotëm ishte një situatë e tillë”, tha ai.

“Zonjën Tërmkolli nuk e njoh personalisht, por ia njoh punën dhe angazhimin shumëvjeçar për Kosovën. Andaj, i kërkoj falje”, shkroi Muftari.

Tutje u shpreh se me videot satirike si dhe statuset në Facebook, tenton që përmes humorit të godas fenomene negative në shoqërinë tonë dhe asnjëherë individin, e që sipas tij krejt kjo me qëllim që ti nxis njerëzit të mendojnë mbi sjellje dhe veti që nuk do të duhej t’i takonin mentalitetit të shekullit tonë.

“Një prej këtyre fenomeneve është edhe hipokrizia e njerëzve kur, ta zëmë reagojnë ashpër për një çështje që lidhet me një figurë të caktuar kurse po të njejtit heshtin për të njejtën padrejtësi që i bëhet dikujt tjetër sikur ta zëmë Zonjës Melihate”, tha Miftaraj.

Më tej theksoi se do të donte të pinte kafe me Tërmkollin.

“Prandaj shfrytëzoj vëmendjen e krijuar sot që njerëzit të mendojnë për këtë fenomen kurse me zonjën Melihate do të doja të pija kafe në mënyrë që të njiheshim për së afërmi dhe ajo të kuptonte se Agoni dallon shumë nga ata të tjerët”, shkroi Miftaraj./Telegrafi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles