Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka ofruar një alternativë për mënyrën e mbajtjes së dasmave në formë satire.
Me masat e reja të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në dasmat lejohen të marrin pjesë fizikisht vetëm 10 persona.
E për këtë, Miftaraj ka thënë se dasmat mund të organizohen përmes platformës ‘Zoom’.
“Propozim: Dasmat te organizohen permes platformes Zoom. Nusja, dhenderri, dhe tete anetare te familjes ne salle, dhe mbi 100 musafire te dalldisen permes platformes Zoom”, shkruan ai në postim.