Site icon Prishtinapress

MI tregon se kur lëshohet për qarkullim rruga Kaçanik- Hani Elezit

Rruga Kaçanik- Hani i Elezit është bllokuar që disa javë si pasojë e shembjes së dheut. Kosovarët të cilët ia mësyjnë Maqedonisë janë të detyruar të zgjedhin rrugë tjera alternative.

Lidhur me këtë, dikasteri i Pal Lekajt në qeverinë “Haradinaj” është duke punuar intensivisht që ky aks rrugor të lëshohet sa më shpejt për qarkullim.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Argjend Zenaj nga Kabineti i Ministrisë së Infrastrukturës ka treguar hapat që janë duke i ndërmarrë lidhur me këtë çështje.

Sipas tij, lëshimi i rrugës që të dërgon për në shtetin fiqnj do të bëhet më shpejt se sa që mendohet nga të gjithë.

“Punimet janë duke u kryer me një intensitet të lartë, me dy ose tri ndrrime kur do që ka nevojë që të sanohet rreziku dhe të evitohet problemi sa më shpejt që është e mundur. Lëshimi i atij segmenti ka me ndodhë më shpejt se sa e mendon gjithë secili. Ne jemi duke ndërmarrë çdo hap që është në kompetencë tonë që ajo rrugë si arterie kryesore e komunikimit të Kosovës me Maqedoninë, të mundësohet qarkullimi sa më shpejt. Java tjetër është vendimtare, se cila ditë nuk  mund të them, por ministri drejtpërdrejt është i involvum në konstruksionin pozitiv që punimet me u kry sa më shpejt që është e mundur”, është shprehur Zenaj për “Indeksonline’’.

Ndryshe,  ditë më parë Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se rruga Kaçanik- Hani i Elezit pritet të lëshohet për qarkullim me 1 qershor.

“Një lajm i mirë është se në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit mund të ndodh që të mbyllen punimet me 1 qershor, sepse ata po punojnë me dy ndërrime. Po bëhet çmos që kjo gjë të përfundojë sa më shpejt”, kishte thënë Haradinaj.

Exit mobile version