Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka deklaruar se aktualisht të gjitha rrugat në Republikën e Kosovës janë të kalueshme, përfshirë edhe ato në terrene më të larta.
Sipas tij, mbrëmë në Prevallë ka ra borë rreth 70 centimetra. “Ne i kemi marrë masat për pastrimin e rrugëve nacionale, mbrëmë gjatë gjithë natës ekipet tona kanë qenë në terren dhe mund të konfirmojë se të gjitha rrugët në Republikën e Kosovës janë të kalueshme, edhe ato në Prevallë dhe terrene më të larta”, tha ai.
Ai tha se qytetarët duhet të kenë kujdes të shtuar në rrugë por të kenë kujdes dhe mirëkuptim edhe me kamionët që pastrojnë rrugët.Përndryshe nga dje Kosova është ballafaquar me një intensitet të shtuar të borës, ndërsa, meteorologët thonë se temperatura të tilla deri në -12 dhe reshje bore do të ketë deri të enjten.
Postimi i Kadriut:
Përkundër reshjeve gjatë gjithë natës,konfirmojmë se të gjitha rrugët ne RKS janë të kalueshme.