Site icon Prishtinapress

MI ia bart Lladrovcit 1.6 milion euro

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili pak ditë më përpara mori pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në fazën e tretë të projektit të rregullimit të shtratit të lumit Drenica, ka siguruar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, se i janë bartur 1.6 milion euro për infrastrukturën në komunën e Drenasit nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ai ka siguruar Lladrovcin se gjatë këtij vitit do t’i ketë në arkën e Komunës 15 milionë euro.

Në anën tjetër, një projekt për rregullimin e shtratit të lumit Drenica në Drenas, që ka filluar në vitin 2009, do të vazhdojë të realizohet në këtë vit.

Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor ka ndarë 700 mijë euro për fazën e tretë të projektit për rregullimin e shtratit të lumit Drenica, si dhe të lumit Verbovc, në gjatësi prej 1.3 kilometrash përreth pjesës urbane të Drenasit dhe kanalizimin e ujërave të zeza për pjesët e lumit Verbovc dhe Drenica.

Projekti, sipas zyrtarëve komunalë të Drenasit, do të vazhdojë edhe me fazat e tjera që përfshijnë rregullimin e shtratit të lumit Drenica nga Komarani deri në Drenas dhe me pjesën e lumit nga Drenasi në drejtim të rrjedhës së poshtme të lumit, që në total do të përfshijë një investim në vlerë prej 1.3 milion eurosh.

Exit mobile version