6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Meta: Të ndalim një diktaturë të re, Rama kontrollon gjithçka

Presidenti Ilir Meta i ka rritur tonet kundër kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij po e çon vendin drejt një diktature të re.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se Kushtetuta është vija e kuqe, mbrojtja e së cilës do të bëhet përmes një referendumi.

Më tej ai i kërkoi popullit të çohet të marrë vetë fatet e tij në dorë. Sot sipas Metës, nuk ka më ndarje mes legjislativit dhe ekzekutivit, por të dyja janë bërë njësh, si dhe të gjitha bashkitë janë kapur nga qeverisja aktuale. Ndërkohë që me tone të ashpra tha se vendi po shpopullohet.

“Siç Komisioni i Venecias pati paralajmëruar zbatimi i këtij procesi do të duhet të ishte i kujdesshëm dhe gradual. Qëllimin i reformës nuk ishte falimentimi i sistemit gjyqësor. Ndryshe nga çfarë këshilloi Venecia zbatimi i reformës në drejtësi është i njëanshëm. Jemi përpara një situate edhe më dramatike ku Kushtetuta po shkelet hapur dhe dhunshëm me qëllim të përqendrimin e të gjitha pushteteve ndaj kryeministrit aktual.

Jemi në kushtet kur legjislativi dhe ekzekutivi janë bërë njësh. Ku janë kapur të gjitha bashkitë e vendit. Ku vendi është lënë qëllimisht prej dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë ku si pasojë janë 32 mijë çështje gjyqësore.Ku prokurori i përgjithshëm i përkohshëm term që nuk ekziston në Kushtetutë, u emërua për të korrur këto rezultate të mahnitshme”, ka thënë Meta, njofton lapsi.al.

Meta ka thënë se vendi po shpopullohet pa mbarim, dhe se nuk ka më asnjë investim serioz nga SHBA, Gjermania apo Italia.

“Është koha t’i themi ndal”, tha Meta.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles