Site icon Prishtinapress

Meta takon Dimitris Avramopoulos, kërkojnë sigurimin e kufijve

Ilir Meta ka pritur në ambientet e Presidencës Komisionerin Europian për Migrim, Çështjet e Brendshme e Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Kreu i Shtetit ka pritur në ambientet e Presidencës Komisionerin Europian për Migrim, Çështjet e Brendshme e Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Në këtë këtë takim, Presidenti Meta ka vlerësua nismat e KE për “Forcimin e angazhimit për Sigurinë dhe Migracionin” dhe për “Forcimin e Shtetit Ligjor” si dhe arritjen e marrëveshjes që mundëson operimin e ekipeve të Agjencisë Europiane të Kufirit dhe Rojes Bregdetare (FRONTEX) në Shqipëri.

“Bashkëpunimi më i afërt për menaxhimin e migracionit, sigurimin më të mirë të kufijve dhe luftën kundër krimit të organizuar, është jo vetëm i mirëpritur por edhe i domosdoshëm kundrejt sfidave të mëdha me të cilat përballemi”, – u shpreh Presidenti Meta.

Duke folur për synimin që vendi të çelë negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm, Kreu i Shtetit konsideroi përparësore rezultatet konkrete në përmbushjen e reformave kyçe. “Çështjet e shtetit ligjor dhe të së drejtës mbizotërojnë jo vetëm agjendën europiane të Shqipërisë por edhe aktualitetin në vend”, – theksoi Presidenti Meta, transmeton Tch.

Presidenti Meta vlerësoi zhvillimin në Tiranë të Ministerialit për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, si një tjetër dritare mundësie që nxit frymën e bashkëpunimit rajonal dhe europian.

Presidenti falënderoi Komisionerin Avramopoulos edhe për raportin pozitiv të Komisionit Europian që rekomandoi liberalizimin e vizave me Kosovën, qytetarët e së cilës meritojnë ta gëzojnë plotësisht sa më parë këtë të drejtë.

Exit mobile version