3.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Meta: Përfshirja e Shqipërisë në dialogun Kosovë-Serbi, dëshirë e Beogradit (Video)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Shqipërisë nuk i takon të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi, pasi sipas tij do të defaktorizohej shteti i Kosovës.

Meta, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se qëndrimi i tij në raport me dialogun Kosovë-Serbi do të mbetet i pandryshueshëm.

“Dialogu Kosovë-Serbi është një përgjegjësi ekskluzive e udhëheqësve të institucioneve të Kosovës dhe Shqipëria duke mbështetur këtë dialog do të pranojë dhe duhet të pranojë çdo zgjidhje për të cilën institucionet e Kosovës do të shprehen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vullnetit të popullit të Kosovës”, tha ai.

“Këtë qëndrim ia kam bërë të qartë edhe kryeministrit, zotit Rama. Ua kam bërë të qartë edhe faktorëve tjerë dhe e kam bërë si një qëndrim publik, për arsye se çdo përfshirje e institucioneve të Shqipërisë do të ishte një ndërhyrje e panevojshme, e cila mund të mos rezultonte ndihmuese. Së pari, sa i përket demonstrimit të autoritetit të plotë nga ana e institucioneve të Kosovës dhe së dyti mund të krijonte keqkuptime të panevojshme”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Shqipërisë ka thënë se vendi i tij ka për detyrë t’i kërkojë Kosovës bashkëpunim e unifikim për temën e dialogut, por edhe një koordinim me faktorët ndërkombëtar.

“Por vendimet i takojnë popullit të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës”.

Meta ka thënë se Shqipëria nuk ka pse vendi i tij të përfshihet në dialog pasi që kjo ka qenë edhe dëshirë e Beogradit që “dialogu të jetë në linjën Beograd-Tiranë”.

“Kjo ka pasur si synim de faktorizimin e udhëheqësve të Kosovës dhe të vet shtetit të Kosovës”, tha Meta.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles