Site icon Prishtinapress

Meta: Ndihma nga Kosova më domethënëse, kishin reagim të menjëhershëm

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur për ndihmën që ka dhënë populli dhe shteti i Kosovës për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues.

Meta, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në një transmetim në RTV Dukagjini dhe ABC News ka ripërsëritur edhe njëherë se ndihma e pjesëtarëve të FSK-së dhe Kosovës në përgjithësi ishte shumë e madhe dhe domethënëse.

“Mos të harrojmë se reagimi i Kosovës ka qenë i menjëhershëm. Patjetër që më pas ka pasur reagime edhe nga Greqia, Italia etj.”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Exit mobile version