
Argjentinasi shënoi dy gola në fitoren 3:0 të Barcelonës ndaj Liverpoolit në sfidën e parë gjysmëfinale.
Goli i dytë, i cili ishte i jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë, ishte i 600-ti në fanellën e Barcelonës për pesë herë fituesin e Topit të Artë.
‘Viktima’ të Messit gjatë këtyre 14 vite karrierë, kanë qenë shumë skuadra, sidomos ato të La Ligas.
Por, golave të Messit u ka shpëtuar një skuadër e vogël franceze, Nimes Olympique.
Kjo skuadër, ka përdorë llogarinë në Twitter, për të treguar se Messi ka shënuar 600 gola, por asnjë kundër tyre.
Ky postim është bërë në sensin e humorit, pasi Messit nuk është përballur asnjëherë me këtë skuadër.