8.4 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Mësoni çfarë ndodh nëse shmangni darkën

Me siguri e keni dëgjuar thënien: “Ha mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë si një i varfër”. Por, një studim i fundit tregon se nëse doni të parandaloni shtimin në peshë, mund t’ju duhet ta vini në dyshim këtë shprehje.

Brenda një harku kohor trevjeçar, ata zbuluan se anashkalimi i vaktit të darkës ishte një nga shkaqet kryesore të shtimit në peshë, i cili me shumë gjasa mund të çojë edhe në mbipeshë.

Bashkautori i studimit Toshiki Moriyama, profesor në “Qendrën e Shëndetit dhe Këshillimit të Universitetit” të Osakës në Japoni, thotë se nëse nuk konsumoni darkë, atëherë mund të konsumoni më shumë kalori ditën tjetër – transmeton AgroWeb.org.

Ndikimi te pesha – Si qëndron e vërteta?

(Foto: Architectural Digest)

Kjo gjë gjithashtu mund të ndikojë në regjimin tuaj ushqimor, duke e bërë atë më të varfër në marrjen e proteinave nga bimët .

“Por, kjo nuk do të thotë se vaktet e tjera nuk janë po aq të rëndësishme”, shton Moriyama.

Studimi i tyre, mund të mos ketë treguar se anashkalimi i mëngjesit ose i drekës çon në shtim në peshë, por ai thotë se studimet e kryera më parë kanë arritur në këtë përfundim.

Për shkak se ky studim është bërë mbi studentët e universitetit të cilët kanë tendencë të flenë më pak sesa njerëzit e moshuar, kjo mund të ketë një efekt tjetër në vaktin e mëngjesit.

Në përgjithësi, mendohet se mënyra më e mirë për të parandaluar shtimin e peshës është duke përhapur marrjen e kalorive gjatë ditës dhe të mos anashkaloni asnjë vakt.

E thënë thjesht, vakti i darkës mund të jetë një faktor jetësor kritik për parandalimin e mbipeshës, po aq sa ai i mëngjesit, thonë studiuesit. Për të humbur peshë, sigurohuni që të konsumoni vaktin e mbrëmjes në të njëjtin orar, këshillojnë ekspertët e shëndetit.

(Foto: SheKnows)

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles