Site icon Prishtinapress

Mësohet arsyeja e gjuajtjes me armë sonte në Prishtinë

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në orën 21:30.

Burimet të portalit bëjnë të ditur se kjo gjuajtje me armë erdhi si shkak i një borxhi.

Viktima është gjuajtur me armë nga personi tjetër me armë zjarri.

Lajmin  e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.

Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”.

Exit mobile version