Site icon Prishtinapress

Mësimdhënësit e viteve të 90-ta, të kënaqur me fillimin e kompensimit të tyre

Mësimdhënësit të cilët kanë punuar gjatë periudhës së viteve 90-ta, në kuadër të procesit të njohur si sistemi paralel i arsimit në Kosovë, do të mund nga sot të aplikojnë për të përfituar nga  Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve të 90-ta.

Pensionisti, Adnan Bylykbashi i cili ka qenë mësimdhënës në vitet e 90-ta, e gëzoi lajmi për kompensimin e pagave.

“U gëzua secili mësimdhënës i atyre viteve, sepse edhe ne pensionistët kemi dëshirë t’ia japim dikujt një kafe…Jemi të kënaqur sepse shpenzimet familjare janë bërë të mëdhaja”, tha për RTV Dukagjinin, Adnan Bylykbashi.

Bylykbashi tha se kohën kur punonte si mësues kishte shumë vështirësi por të njëjtën kohë edhe kënaqësi dhe për çdo vendim të gjithë ishin një zëri.

“Regjimi i atëhershëm në çdo mënyrë mundohej të mbyllte dritaren që të mos shohim dritë. Ne më një përkushtim të madh vendosim njëzëri që në çfarëdo kushte arsimi do të vazhdonte”, shtoi më tej Adnan Bylykbashi.

Edhe pse në presionin e okuptimit serb, Adnani me kolegët e tij nuk e ndaluan veprimtarin e tyre si mësimdhënës vetëm për arsimimin e popullit të Kosovës.

“Kishim provokime pas provokimeve por ne nuk e venim veshin dhe vazhdonim rrugëtimin tonë për ku ishim përcaktuar ne. Ndjehemi krenar që nuk u gjunjëzuar para një okupatori aq të egër që veproi në tërë territorin e Kosovës”, tha ndër të tjera Adnan Bylykbashi.

Një pjesë të mësimdhënies, këta mësues e arsimtar, i bënë edhe nëpër shtëpi private. /RTV Dukagjini

Exit mobile version