Mehmeti: Tre pacientë me coronavirus në Kosovë në gjendje më të renduar

0
94

Brenda Klinikës Infektive po trajtohen 19 pacientë të prekur nga coronavirusi. 14 të tjerë po presin mbrëmjen e së dielës që t`u dalin rezultatet.

Mjeku kujdestar Murat Mehmeti tregoi se gjendja e pacientëve është stabile më përjashtim të 3 prej tyre.

Mehmeti për t7 bëri me dije se atyre që po trajtohen në QKUK po u japin terapinë e rekomanduar me të cilën aktualisht janë të furnizuar.

Ai përsëriti se mjekët e QKUK-së nuk po kursejnë asgjë që t`u dalin në ndihmë pacientëve.

Ndërkaq, të dielën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se janë shënuar edhe dy raste të reja me coronavirus në Kosovë, duke çuar numrin e të infektuarve në 33 – prej tyre një ka vdekur.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po vazhdon tu bëjë thirrje qytetarëve të rrinë në shtëpi.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!