Site icon Prishtinapress

Megjithatë Qeveria pranon ta vendosë flamurin e LGBTI në ndërtesën e saj

Organizata nga komuniteti LGBTI, ditë më parë kanë kërkuar në mënyrë zyrtare që për 17 maj, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, që përfaqësojnë këtë komunitet.

Kërkesa e tyre fillimisht ishte aprovuar por pas dy dite ajo ishte refuzuar nga qeveria në detyrë.

Ai iu ka premtuar këtij komuniteti, që në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobsë, objekti i qeverisë do të ndriçohet me flamur të tyre.

“Sot, në orët e pasdites kemi pranuar përsëri përgjigje pozitive nga zyra e Kabinetit të Kryeministrit që ndërtesa e Qeverisë do të ndriçohet me 17 Maj për Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobsë dhe Transfobisë – IDAHOBIT”, ka shkruar CSGD, në Facebook.

“Shpresojmë që ky vendim është final dhe të mos ndryshohet siç ndodhi disa ditë më parë”, thekson njoftimi. /Telegrafi/

Exit mobile version