8.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mediet kineze thonë se ka vdekur, Japonia raporton se është në koma, derisa imazhet satelitore e shfaqin trenin special para shtëpisë së Kin Jong-Un

Ditëve të fundit, janë shpeshtuar lajmet se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka vdekur pasi  raportohet se ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Të bazuara në burime shumë të afërta me liderin korean 36-vjeçar, mediet kineze kanë raportuar se ai ka vdekur, derisa media shtetërore në Japoni pretendon se ai është në koma, për më shumë se një muaj, transmeton Telegrafi.

Në imazhet satelitore është parë treni special prej 250 metrash që shërben vetëm për nevojat e familjes së liderit të shtetit komunist, derisa qëndronte para njërës prej pronave të tij që ndodhen në Wonsan.

Megjithëse vendndodhja e Kim mbetet e panjohur, prania e trenit në një stacion hekurudhor të rezervuar për familjen e tij në zonën ‘elitare ’në bregdetin lindor, sugjeron se ai e ka vizituar këtë resort ku i kalon pushimet.

Treni ka qëndruar para shtëpisë së Kim prej datës 23 prill, por Reuters nuk ka gjetur ndonjë lidhshmëri, nëse treni që shërben vetëm për nevojat e familjes udhëheqëse, tregon se Kim është duke qëndruar në atë shtëpi.

Spekulimet për shëndetin e Kim, filluan së pari për shkak të mungesës së tij në përvjetorin e ditëlindjes së babait dhe themeluesit të Koresë së Veriut dhe gjyshit të tij, Kim Il-Sung, më 15 prill.

Gjatë ditës së djeshme, Telegraph raportoi se Kim mungoi edhe në festën shtetërore dedikuar ushtrisë, duke rritur edhe më shumë spekulimet se më nuk është i gjallë.

Sipas Newsweek, inteligjenca amerikane nuk ka gjetur ndonjë sjellje të pazakontë në pjesëtarët e ushtrisë koreane, por megjithatë është duke e vëzhguar situatën nga afër.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles