Site icon Prishtinapress

Mediat serbe: Thaçi do të na kontrollojë llogaritë bankare

Sipas gazetës serbe “Alo”, Kosova do të bëhet anëtarja e 153-të e “Egmont grup”. Në përkthim kjo do të thotë se Prishtina do të ketë qasje në të gjitha rrjedhat financiare në Serbi dhe do të ketë të drejtë legale që të kërkojë ekstraktet e llogarisë së cilitdo qytetar të Serbisë.

Sipas kësaj gazete Serbia nuk do të guxojë që të refuzojë këtë nëse dëshiron të mbetet anëtare e kësaj organizate, thekson “Alo”, përcjell Gazetametro.net.

Sipas kësaj gazete, Rusia ka hequr dorë nga lobimi që Kosova të mos pranohet në këtë organizatë.

Derisa Moska kundërshtonte, diçka e tillë nuk mund të arrinte as në rend dite. Mirëpo, në kongresin e “Egmont group” në Katar, i cili përfundon sot, Rusia, për habi të Serbisë, nuk kundërshtoi pranimin e Kosovës.

Përse e bënë këtë, serbët e dëshpëruar nuk e dinë, por janë të vetëdijshëm se Serbia pa përkrahjen e Kremlinit këtë nuk mund ta bllokojë.

Exit mobile version