Site icon Prishtinapress

Mediat serbe e nxisin situatën: Xhandarmëria serbe është gati për intervenim në Mitrovicë

Pjestarët e xhandarmërisë serbe janë në gatishmëri të plotë, pasi disa qindra serbë u mblodhën rreth murit në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, merr vesh portali serb Blic.

Xhandarmëria është vendosur në Zonën Tokësore të Sigurisë (ZTS), që është baza më e fortë në Bujanoc. Të gjitha forcat që mbulojnë ZTS janë në gatishmëri të plotë – jozyrtarisht mësohet në MPB-në e Serbisë, shkruan Blic, raporton Gazeta Express.

Serbët sot pasdite filluan të mblidhen pranë murit në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, dhe sipas informatave të Blic’it, rreth orës 15, kanë që rreth 400 prej tyre.

Siç është raportuar nga Tanjug, serbët protestojnë për, siç thonë ata, shpalljen e prishjes së murit mbajtës.

Qytetarët i thanë reporterit të Tanjugut se ata janë të frikësuar për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur në ditët e fundit në lidhje me prishjen e murit mbajtës pranë urës.

Situata është e qetë, ndërsa te ura kryesore e Ibrit, që ndan veriore nga pjesa jugore e qytetit, është një numër i zakonshëm i pjesëtarëve të policisë së Kosovës, raporton Tanjug./GazetaExpress/.

Exit mobile version