6.4 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mediat në Serbi: Shqiptarët po përgatisin një sulm të rrufeshëm në veri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli, po përgatisin një sulm të rrufeshëm e të papritur në pjesën veriore të Kosovës, shkruajnë sot mediet serbe.

Të përditshmet serbe Politika, Vecernje Novosti, Kurir, Informer e kështu më radhe, pohojnë se së shpejti, gjatë muajit shkurt, udhëheqja kosovare do të urdhërojë, siç e quajnë ato, “pushtimin” e veriut të Kosovës.

Sipas këtyre gazetave, për këtë “plan djallëzor” të Prishtinës autoritetet në Beograd janë paralajmëruar nga shërbimi inteligjent rus dhe një shërbim tjetër i inteligjencës miqësor ndaj Serbisë.

Duke përdorur termin fyes për shqiptarët, “shiptari”, këto medie shkruajnë se “sulmin ndaj serbëve në veri të krahinës, me mbështetje të fuqive perëndimore, me muaj të tërë e kanë planifikuar në mënyrë sekrete presidenti i shtetit të rremë të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Të përditshmet serbe pohojnë se, sipas burimeve të tyre, Thaçi, Mustafa e Veseli po planifikojnë një ndërhyrje “blitzkrieg” të njësiteve ROSU dhe të FSK-së në veri të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Tutje thuhet se të dhënat e inteligjencës që i janë dorëzuar Beogradit tregojnë se shqiptarët po e planifikojnë një ndërhyrje të shpejtë të njësiteve përkatëse gjatë orëve të natës.

Millovan Drecun, ish-njeriu i afërt i Sllobodan Millosheviqit, të njohur si “kasapi i Ballkanit”, sot anëtar i partisë së kryeministrit Vuçiq dhe kryetar i të ashtuquajturit “Komisionit Parlamentar për Kosovë dhe Metohi” në Serbi, ka thënë se deklaratat e Thaçit mund të interpretohen si justifikim për plane të tmerrshme të Kosovës, shkruajnë sot mediet në Serbi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles