E përditshmja katalonase ‘Sport’ ka akuzuar rëndë Real Madridin.
Sipas kësaj gazete, ndeshja e xhiros së fundit në La Liga do të kurdiset mes Malagas dhe Realit.
E gjithë kjo për ta favorizuar ‘Los Blancos’ në garë për titull të kampionit të Spanjës, transmeton Telegrafi.
Madje, trajneri i Malagas, ish futbollist i Real Madridit, Michel ka pranuar se do të dëshironte madrilenët të shpallet kampion.
Ndryshe, Barcelona dhe Reali ndan kreun e tabelës së ligës elitare spanjolle me nga 78 pikë secila.