Site icon Prishtinapress

Media gjermane: Ballkani në rrezik, Vuçiq lolo luftënxitës si Millosheviqi

Perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE ende mbete prioritet. Mirëpo nëse Evropa Lindore dhe BE nuk merren seriozisht me këtë rast atëherë këtë boshllëk do ta shfrytëzojë Rusia për ndikim në këtë pjesë.
Kështu shkruan portali gjerman Stuttgarter.de, i cili thotë se BE nuk është aspak e përkushtuar në këtë pjesë të Evropës, sipas tij, është duke bërë gabim sikur në Bonjë e Kroaci.

Gabimet e rënda BE-së mund t’i kushtojnë rëndë, ku më pas mund të ndërhynë Rusia, duke shfrytëzuar dobësimin e shteteve dhe krizat politike.

Më pas aty, përmenden edhe zgjedhjet presidenciale në Serbi, ku ndër tjera media në fjalë thotë, Aleksandër Vuçiq me triumfimin në zgjedhjet fillojë karrierën e tij si një lolo luftënxitës siç ishte Sllobodal Millosheviqi, transmeton lajmi.net.

“…Edhe rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Serbi gjatë fundjavës tregon se BE-ja nuk vepron. Fituesi i zgjedhjeve Aleksandër Vuçiqi filloi karrierën e tij si lolo luftënxitës si Sllododan Millosheviqi. Që nga paraqitja e tij në viti 2008 ai është shtetas konservator që ka destabilizuar vendi si kryeministër si në aspektin e politikës ashtu edhe në atë të ekonomisë. Edhe pse ai flirton me Rusinë, fitoi zgjedhjet kryesisht për shkak se ai ka zhvilluar lidhje të ngushta me BE-në dhe Gjermaninë”, thuhet në artikullin e Stuttgarter.de.

Më pas përmendet edhe marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë, ku kjo e fundit e ka kusht normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinës për anëtarësim në BE.

Një luftë e re nuk është e pamundur

Nëse perspektiva për luftëra të përgjakshme e BE-së është e papranueshme, atëherë këto vende që janë përjashtuar, si Bosnja, Maqedonia, ose ajo mes serbëve dhe kosovarëve duhet të trajtohen me vendosmëri dhe të vazhdojnë negociatat serioze dhe me vendosshmëri.

“Aktualisht, ajo që po bënë BE-ja është mungesa e angazhimit të problemeve në rajon, nga kjo mund të rrjedhin goditje të mëdha, duke nxitur edhe luftë”, thuhet me tej në artikull.

Exit mobile version