Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq ka përmendur në seancën e Këshillit të Sigurimit deklaratën e drejtorit të Inspekcionit në Mitrovicën e Jugut, Fidan Ademi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, raporton Gazeta Express.
Selakoviq ka thënë se kryetari i VV-së, Albin Kurti vazhdimisht ka përsëritur bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe një zyrtar i Vetëvendosjes ka thënë se “me pushkë ose me referendum” bashkimi me Shqipërinë do të bëhet.
“Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në vazhdimësi ka përsëritur që do të ndodhë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, kurse një zyrtar i kësaj partie ka thënë se “me pushkë ose me referendum” , tha Selakoviq.
Fidan Ademi, drejtori i Inspekcionit në komunën e Mitrovicës së Jugut nga Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar në Facebook një fotografi ku shihet këmbëkryq, ndërsa mbi të ka shkruar se bashkimi i shqiptarëve do të bëhet me pushkë ose me referendum.