14.5 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Me Planin Kundër Korrupsionit

Kadri Vesesli sot ne facebook ka postuar :

Me Planin Kundër Korrupsionit, ku planifikojmë legalizimin e ndërtimeve pa leje me vetëm 1 euro kosto për metër katror, ne do t’i zhbllokojmë miliarda euro dhe do t’i hapim dhjetëra mijëra vende pune, duke i dhënë kështu hov të madh zhvillimor ekonomisë sonë.

Sot diskutova me profesorët e arkitekturës dhe studentët e UBT-së sesi Kosova ka mbi 350 mijë ndërtime pa leje, pronarët e të cilave kërcënohen çdo ditë me shkatërrimin e atyre pronave, pasi që zyrtarisht ende nuk i kanë në posedim.

Si ekspertë të planifikimit urban dhe ndërtimit, ata e dinë mirë se duke mos i legalizuar po e mbajmë të varrosur një kapital prej 8-9 miliardë euro. Ato prona nuk janë likuide dhe nuk mund të blihen, shiten apo të përdoren si hipotekë për investime të reja.

Ne, brenda dy vjetësh, do t’i çlirojmë qytetarët nga ky ankth me legalizim të përshpejtuar të ndërtimeve që nuk cenojnë pronën apo interesin publik.

Nënshkruani Peticionin Kundër Korrupsionit: https://www.paktikunderkorrupsionit.com

Me poshte gjeni postimin e plotë:

 

 

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1355595434615659

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles