24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Me Mustafën, Zannier foli për trashëgiminë kulturore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Lamberto Zannieri.

“Në takim, ku ishte i pranishëm edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin e deritashëm në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës në vijim. Gjatë takimit, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e proceseve eurointegruese dhe zhvillim të mëtejmë ekonomik”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, ambasadori Lamberto Zannieri, vlerësoi progresin në Kosovë si dhe të arriturat e deritashme të Kosovës.

Ambasadori Zannieri ka ofruar përkrahjen e mëtejme të OSBE-së për proceset demokratizuese në Kosovë.

Gjatë takimit, është biseduar edhe për çështje që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe çështje tjera që lidhen me proceset dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Me Mustafën, Zannier foli për trashëgiminë kulturore

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles