16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

“Më erdhi pas shpine, më kapi dorën”, mësoni kë e akuzon Kastrati për përplasjen në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka treguar versionin e tij, për përplasjen e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Kastrati ka akuzuar LVV-në, për sjellje opozitare në Kuvend.

“Albin Kurti e ka ndërtuar këtë gjuhë në Kosovë. Pas krej atyre fjalimeve provokative të kësaj Gërvallës. Unë e shtyva sepse ky më erdhi pas shpine, ma kapi dorën. këta janë mësuar mrapa. Këta spo munden me u ambientu, këta akoma sillen si opozitë, bëjnë këto skena”, ka thënë Kastrati.

Ai po ashtu tha se janë ofenduar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, fjalë të cilat thotë se nuk mund t’i thotë.

“Shiko këtu ne dojmë me lëshu sallën, ne bllokohemi prej tyne, kjo është non sense. E shtyva se ky më erdhi pas shpine, as që kom pas kontakt me to, vjen pas shpinës e ma kap dorën. Kta jon mësu qashtu për mbrapa se përpara nuk dalin”, tha Kastrati në Kanal10.

Kastrati u pyet se çfarë i tha ai Pecit, ndërsa thotë se nuk e di

“Jo nuk di. Na mbyllën derën. Zotëri Peci që as nuk e njof për ndonjë gjurmë në këtë vend. Me arrogancën e vetë, na fyu ky diçka që spo du as me përmend, ai qe tepër arrogant. Pastaj erdh edhe ai Zyba nga prapa, nuk e di cka tha se ka pas shumë zhurëm”, tha ai.

Gjatë seancës së Kuvendit, pati tentim të përleshjes fizike mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike.

Ndiqeni videon live:

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles