3.6 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Më 17 dhjetor seanca e radhës në Gjykatën Speciale ndaj krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale ka vendosur që më 17 dhjetor të mbahet seanca e dytë statusore ndaj ish udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Seanca do të mbahet me fillim prej orës 11:00.

Sipas një njoftimi të publikuar në ueb-faqen e Speciales, gjyqtari i procedurës paraprake ka kërkuar nga Prokuroria dhe Mbrojtja të dërgojnë parashtresat e tyre deri më 14, përkatësisht 15 dhjetor.

Ndryshe, ditë më parë Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë publikuar vendimin e aktakuzës së plotë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte.

Vendimi për konfirmim të aktakuzës sipas dokumentit është marrë më 26 tetor të këtij viti, mirëpo është publikuar vetëm më 30 nëntor.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ishin arrestuar dhe dërguar në Hagë në fillim të muajit nëntor. Aktakuza ndaj tyre është e përpiluar në 236 faqe.

Ndër të tjera, në pikat e aktakuzës, ndaj tyre rëndon aktakuza për krime, vrasje, tortura në lokacione si Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Volljakë, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Llapashticë, Majac, Zllash dhe të tjera.

Në këtë version të plotë, Dhomat e Specializuara kanë publikuar data, vende dhe raste specifike, sipas saj, të kryerjes së krimeve.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles