6.2 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

MD: Rezultatet e autopsisë do të tregojnë shkakun e vdekjes së Makollit

Ministria e Drejtësisë ka lëshuar një njoftim për media lidhur me vdekjen e Naser Makollit në burgun e Lipjanit.

Në këtë njoftim, MD thotë se dje, nga Policia e Kosovës janë njoftuar se nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan në QKMF në Lipjan është sjellë pa shenja jete personi N.M.

Sipas kësaj ministrie shkaqet e vdekjes së Makollit do të bëhen të ditura pas rezultateve të autopsisë.

“Prokurori kujdestar nga kjo prokurori, posa ka pranuar këtë informacion ka dalë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe me urdhër të tij rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

“Sot, 4 prill 2017, prokurori kujdestar së bashku me një prokuror tjetër nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë marrë pjesë në kryerjen e autopsisë së N.M.,  në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku të ndjerit N.M. i janë marrë të gjitha mostrat, si të gjakut, urinës, mostrat për analiza toksikologjike, të cilat me urgjencë janë dërguar për ekzaminim në laborator”.

“Pas sigurimit të raportit të ekspertizës së obduksionit – lidhur me shkaktarin e vdekjes dhe pas analizimit të të gjeturave tjera, të deklaratave të të gjithë dëshmitarëve, pas ekzaminimit të provave materiale që janë siguruar nga vendi i ngjarjes, incizimeve dhe mostrave të ushqimit që janë marr në vendin e ngjarjes, do të nxirret përfundimi lidhur me shkaktarin e vdekjes së të ndjerit N.M”.

Makolli ka ndërruar jetë të hënën dhe ka qenë njëri nga dëshmitarët për vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles