Coronavirusi po përhapet me shpejtësi të madhe në të gjithë botën, dhe disa vende evropiane kanë mijëra të infektuar.
Kina është e para në raste në botë, ndërsa Italia është e dyta në botë dhe e para në Evropë.
Deri më tash sipas faqes WorldoMeter janë prekur gjithsej 172 shtete dhe territore në të gjitha kontinentet me përjashtim të Antarktikut.
Në vendin nga e ka origjinën virusi, janë raportuar 80.894 raste, por numri i rasteve të reja po bie dhe aktualisht janë 13. Gjithsej 69,614 persona janë shëruar dhe 3,237 raste janë me fatalitet.
Italia është pika qendrore evropiane e virusit me 35,713 raste dhe 475 vdekje, pason Spanja me 13.910 raste duke e bërë atë vendin e katërt në botë më të prekur nga coronavirusi.
Irani është vendi i tretë më i infektuar në botë me 17,361 raste. Në këtë vend 5,389 njerëz janë shëruar.
Gjermania është e treta në Evropë me 11.973 raste, e ndjekur nga Franca (9.134), Zvicra (3.076), Holanda (2.051).
Për shkak të epidemisë së virusit, shumë vende kanë aplikuara karantinën ose kufizuar lëvizjen e qytetarëve.
Shtetet e Bashkuara regjistruan 8.019 raste, prej tyre 1.608 të reja dhe gjithsej 124 raste fatale.
Virusi është përhapur edhe në kontinentin afrikan, dhe Egjipti po raporton raste të reja – 196 raste dhe 6 vdekje.
Gjithnjë e më shumë vende po raportojnë rastet e para në botë.
Nuk ka asnjë vend në Evropë që nuk ka regjistruar raste të infeksionit, i fundit është Mali i Zi.
Për këtë arsye, Bashkimi Evropian të martën mbylli përkohësisht kufijtë e saj dhe lëvizjen e kufizuar.
Të mërkurën, presidenti amerikan Donald Trump vendosi gjithashtu të mbyllë kufijtë me Kanadanë.
Shumë ngjarje sportive dhe kulturore në mbarë botën janë anuluar për shkak të pandemisë së deklaruar në mbarë botën dhe frikës së përhapjes edhe më të madhe.
Ka 215.496 raste në të gjithë botën dhe 8.889 vdekje në të gjithë botën. Numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm gjatë 12 ditëve të fundit.
Ndërkohë në Kosovë janë raportuar gjithsej 20 raste me një gjendje të shpallur emergjente në shëndetin publik. /kp