4.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Mbyllet afati, Albin Kurti i vetëm për kryetar të VV-së

Ish lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti si duket nuk do të këtë përballë asnjë kundërkandidat për të ardhur përsëri në pozitën e kreut të kësaj partie, në kuadër të një procesi parazgjedhor të përcjellë me përplot polemika, kundërshtime e largime nga partia.
Afati i paraqitjes së kandidaturave përfundoi në mesnatë ndërsa nuk ka asnjë raportim për ndonjë kandidaturë tjetër që do ta rivalizonte Kurtin në këtë garë.

Kurti, i cili është themelues i VV-së dhe ishte në krye të saj për dy mandate, në zgjedhjet e brendshme pritet të marrë për të tretën herë këtë post pas një ‘pauze’ trevjeçare kur kryesimi i partisë iu dha Visar Ymerit, i dorëhequr nga ky post ditë më parë

Në dhjetor të vitit të kaluar, derisa Kurti gjendej në paraburgim, autorizoi deputetet Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli që të mbledhin nënshkrimet për ta paraqitur kandidaturën e tij.

Përveç Ymerit dhe aktivistëve në pozita të ndryshme, dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet në VV kanë dhënë deputetët: Aida Dërguti, Dardan Sejdiu, Faton Topalli, Shqipe Pantina dhe Driton Çaushi për shkak të pakënaqësive të brendshme me të cilat po përballet VV tash e disa javë.

Po ashtu dorëheqje ka dhënë edhe kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Zgjedhjet e brendshme në Vetëvendosje pritet të mbahen në muajin shkurt.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles