Site icon Prishtinapress

Mbrojtësi i Valencias, Garay i vetizoluar në shtëpi – foto me gruan e tij duke shprehur dashurin me dritaren që i ndanë po bën xhiron e botës

Ezequiel Garay prej disa ditësh është vetizoluar pasi mbrojtësi i Valenicas ka dalë pozitiv me coronavirus.

Futbollisti është vetizoluar dhe po qëndron i vetëm në shtëpi, që të mos e përhap te anëtarët e tjetër të familjes këtë virus.

ido që të jetë, ai gjen ngushëllim nga familjarët që i afrohen te dritarja për t’i treguar dashurinë që kanë për burrin dhe babin e tyre.

E tillë është edhe një foto e publikuar nga ai dhe gruaja e tij me të cilën ka dy fëmijë.

“Ajo është gjithmonë me mua çfarëdo që ndodhë, të dua zemra ime”, ka shkruar ai duke iu referuar bashkëshortes që i dhuron puthje nga xhami.

Garay si shumë futbollistë të tjerë janë prekur nga coronavirusi dhe kampionatet në të gjithë Evropën janë pezulluar.

Exit mobile version