Site icon Prishtinapress

Mbretëria e Bashkuar aprovon përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 nga Pfizer, nga java e ardhshme fillon gjithçka

Mbretëria e Bashkuara është bërë vendi i parë në botë që aprovoi përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 nga Pfizer/BioNtech, shkruan Sky News.

Është dhënë drita e gjelbër nga rregullatorët shëndetësorë MHRA, dhe do të jetë e qasshme nga java e ardhshme, transmeton Telegrafi.

Studimet kanë treguar se doza e kësaj vaksinë është 95 për qind efektive dhe funksionon tek të gjitha moshat.

Në anën tjetër, qeveria e këtij vendi ka siguruar 40 milionë doza të vaksinës dhe secili pacient do të ketë nevojë për dy doza, që do të thotë se nuk mjaftojnë për tërë popullatën e Mbretërisë së Bashkuar.

“Qeveria sot ka pranuar rekomandimet nga Agjencia e Pavarur për Produkte Medicinale sa i përket aprovimit të vaksinës ngas Pfizer/BioNtech. Vaksina do të jetë e qasshme në tërë Mbretërinë e Bashkuara nga java e ardhshme”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Exit mobile version