19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Mblidhet Kryesia e LDK: Vendos për Hashim Thaçin?!

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur sot rreth orës 16:00.

“Gazeta Blic”, nga burimet e afërta me LDK, merr vesh se arsyeja e mbledhjes së Kryesisë është çështja e marrjes së vendimit, se a do ta përkrahë LDK, Presidenti, Hashim Thaçi për udhëheqjen e dialogut Kosovë- Serbi.

“Sot Lidhja Demokratike do të mbajë mbledhjen, arsyeja është përkrahja ose jo e LDK që Thaçi të jetë kryenegociator për bisedimet Kosovë-Serbi”, i tha ky burim Gazetës Blic.

Se Kryesia e LDK do të mblidhet sot e ka konfirmuar edhe Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani.

“Po është e vërtetë, duke pritur jemi në ora 16:00 do të fillojë mbledhja”, ka deklaruar Osmani për Gazeta Blic.

Sipas burime të “Gazetës Blic”, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike do të jetë kundër që Thaçi të udhëheq dialogun Kosovë- Serbi.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar platformën e prezantuar nga qeveria për dialogun me Serbinë si të varfër dhe dokument që nuk definon as temat për diskutim, as parimet dhe as afatet kohore.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka shprehur edhe pakënaqësinë e tij lidhur me rolin prijës që i jep kjo platformë presidentit në procesin e dialogut duke theksuar se ky rol i atribuohet atij në mungesë të fuqisë së koalicionit qeverisës për të udhëhequr proceset madhore të vendit.

“LDK-ja do të analizojë në ditët në vijim këtë platformë dhe në konsultim me strukturat e veta dhe Grupin Parlamentar do të marrë vendim”, tha Hoti gjatë konferencës së rregullt javore të LDK-së.

Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që presidenti Hashim Thaçi të mos jetë në krye të procesit të dialogut me Serbinë, tani kur po afrohet edhe faza finale e tij. Sipas opozitës, Kuvendi është organi më i lartë, i cili duhet të vendosë për këtë çështje.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles