6.4 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mblidhet Komiteti për Revidimin e Listës Esenciale të Barnave

Në takimin e parë të Komitetit për Revidimin e Listës Esenciale të Barnave, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se ky takim ka rëndësi të veçantë për shkak se revidimi i listës esenciale të barnave nuk është bërë që nga viti 2012.

“Sot e mbajmë takimin e parë të Komitetit për përpilimin e listës esenciale të barnave. Takimi i rëndësie të veçantë për institucionet shëndetësore të vendit, e me theks të veçantë për pacientët tanë, sepse siç e dini, revidimi i listës esenciale nuk është bërë që nga viti 2012, gjersa rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë që këto revidime të bëhen të paktën një deri në dy vite”.

Ai tregoi për hartimin e dokumentit që sqaron procesin e aplikimit për barnat esenciale

“Është hartuar dokumenti teknik, i cili sqaron tërë procesin e aplikimit, ku parashihet që për secilin produkt të bëhet një analizë e detajuar, e cila përfshin rëndësinë për shëndetin publik, numrin e pacientëve dhe numrin e pacientëve të rinj brenda një viti, alternativat terapeutike, koston e alternativave terapeutike, etj.”.

Sipas Ismailit në këtë proces është e përfshirë edhe Agjencia Kundër Korrupsionit, e cila do ta monitorojë procesin gjatë gjithë kohës, raporton EO.

“Pjesë me rëndësi është përfshirja e Agjencisë Kundër Korrupsionit, e cila ka shprehur gatishmërinë të kontribuojë dhe të monitorojë gjatë gjithë kohës secilin hap”.

Ismaili e cilësoi këtë proces të rëndësishëm por edhe delikat.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles