7.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Mblidhen nënshkrimet për mocionin, opozita sytë edhe kah deputetët e mazhorancës

Mocioni i mosbesimit për Qeverinë Mustafa i iniciuar nga kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj veçse ka nisur të jetësohet.

Nisma tashmë ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve, për çka ka marr pëlqim edhe të dy partive tjera opozitare, AAK-së dhe Vetëvendosjes, shkruan Indeksonline.

E pro mocionit janë edhe disa deputetë të koalicionit qeveritarë, që janë shprehur të gatshëm të nënshkruajnë.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala ka thënë në një prononcim për Indeksonline se përveç opozitës janë një numër i madh edhe i deputetëve të PDK-së që kanë pranuar të nënshkruajnë.

“Nënshkrimet nga opozita tashmë veç janë mbledhur dhe sot kemi  biseduar me një pjesë të madhe të pozitës, kryesisht të PDK që kanë thënë se do të jenë të gatshëm të japin nënshkrimet e tyre për këtë mocion”, ka thënë Shala.

Ai ka shprehur besimin se deri në fund të kësaj jave, ky mocion do të mbledh numrin e nevojshëm të nënshkrimeve.

“Me pozitën tani jemi vetëm në bisedime por nuk kanë nënshkruar akoma. Besoj se deri në fund të javës do të mblidhen nënshkrimet për ta futur këtë çështje në rend të ditës”, ka theksuar Shala.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles