Site icon Prishtinapress

Mblidhen mbi 320 mijë euro nga kontributi i diasporës për Qeverinë e Kosovës

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka njoftuar për ndihmën e diasporës në luftimin e COVID-19, në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se deri me tani në Llogarinë e Qeverisë së Kosovës dedikuar përballjes me pandeminë COVID 19, janë derdhur 321.663 euro.

Ai ka falënderuar gjithë shqiptarët që kanë kontribuar në këtë proces.

“Dua të Ju informoj që deri më sot, në Llogarinë e Qeverisë së Kosovës dedikuar përballjes me pandeminë COVID 19, janë derdhur 321.663 euro. Nga kjo shumë, mbi 180.000 janë nga mërgata jonë në Zvicër, 70.000 nga Gjermania, për të vazhduar me Suedinë, Norvegjinë, Austrinë, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mërgatë e dashur, 321.663 herë faleminderit nga ana ime, e Qeverisë, dhe gjithë Kosovës”, ka shkruar Bislimi.

Exit mobile version