Site icon Prishtinapress

Mblidhen katër Komisione Parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen katër Komisione Parlamentare.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti dhe Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe planifikim hapësinor dhe infrastrukturë, janë këto komisionet që do të mblidhen sot.

Fillimisht do të mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Në këtë komision që do të mblidhet në ora 08:30 do të mbetet intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Në ora 10:00 do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku do të shqyrtohet raportit i aduitimit të performances “menaxhimi i kontratave publike të ndërtimit. Të ftuar do të jenë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAhTI), ministri i Administratës Publike (MAP) dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Po ashtu në këtë komision do të bëhet shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Hekurudhave të Kosovës “Trainkos” Sh.A për vitin 2020 si dhe do të shqyrtohen rekomandimet e daluara nga raportet e auditimeve të performances.

Kurse në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të shqyrtohet raporti i panelit për zgjedhjen e “kryesuesit të komisionit shqyrtues në autoritetin rregullator për shërbimet e ujit”. Ky komision që do të mblidhet në ora 13:00 do ta formojë grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për shoqëritë tregtare.

Për raportin vjetor nga Autoriteti Rregullator për Hekurudha dhe Rekomandimet e Komisionit për vizitën e 2 qershorit të këtij viti do të diskutohet edhe sot në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë.

Në këtë komision që mblidhet në ora 13:00 do të shqyrtohet në parim projektligji për automjetet.

Exit mobile version