Site icon Prishtinapress

Mbledhje e jashtëzakonshme pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Veselit, flet nënkryetari i PDK-së

Në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë nisur të mblidhen zyrtarë të këtij subjekti politik pasi Dhomat e Specializuara ia kanë konfirmuar aktakuzën kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli.

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur shkurtimisht për këto zhvillime, duke thënë se s’mund të komentojë gjatë.

“Lajmin e kemi pritë me keqardhje… E keni pa edhe vetë cka ka shkru z.Veseli dhe për momentin nuk mund t’ju them asgjë më tepër”, ka thënë Totaj.

Ai ka paralajmëruar se në PDK do të mbahet një mbledhje, pas së cilës ata do t’u drejtohen mediave.

Në selinë e PDK-së, përveç Totajt, janë parë duke hyrë edhe Naim Fetahu e Mërgim Lushtaku.

Lajmin e konfirmimit të aktakuzës ndaj Veselit nga Specialja, e ka bërë të ditur PDK-ja përmes një komunikate për media.

Lajmin për aktakuzë, PDK-ja njofton se e ka marrë Veseli dje pasdite.

Exit mobile version