Site icon Prishtinapress

Mbledhje e jashtëzakonshme e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Kryesia e Organizatës së Veteranëve së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është duke mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, pas konfirmimit të aktakuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL-UÇK-së.

Ndryshe, ish-presidenti Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe deputeti e LVV-së, Rexhep Selimi kanë udhëtuar drejt Hagës pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pas konfirmimit të aktakuzave, Thaçi në një konferencë për media bëri të ditur se ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, nga pozita e kryetarit të PDK-së është larguar edhe Kadri Veseli.

Exit mobile version