10.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 230 kompani nga diaspora të interesuara për të investuar në Kosovë

Krijimi i lidhjeve mes bizneseve të diasporës dhe Kosovës është i dobishëm për të dyja palët.

Duke u lidhur me bizneset e Kosovës, diaspora mund të ndihmojë në krijimin e vendeve të punës dhe në rritjen e eksportit të produkteve të prodhuara në Kosovë, si dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik.

Kështu është thënë në Konferencën Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa – B2B e mbështetur nga USAID-i.

Konferenca është organizuar për t’i nxitur synimet e përbashkëta për zhvillim ekonomik në Kosovë.

Yll Blakaj kryetar i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Evropë, tha se konferenca B2B është organizuar me qëllim të lidhjes së diasporës nga Evropa me bizneset në Kosovë për identifikimin e mundësive investuese dhe eksportuese të produkteve dhe shërbimeve nga Kosova, raporton kp.

Ai kërkoj nga prodhuesit që ta shfrytëzojnë këtë konferencë dy ditore, për të arritur kontakte , shkëmbyer ide dhe përvoja të ndryshme.

“Mbi 230 firma nga diaspora shqiptare të interesuara për produktet tona, por njëkohësisht edhe të investojnë ose të participojnë në firmat që gjenerojnë prodhim në Kosovë. Po ashtu më vjen mirë që një pjesë e prodhuesve të rëndësishëm në ekonominë kosovare dhe shqiptare bëjnë pjesë këtu në këtë Forum ekonomik. Ne do të kemi rastin që gjatë dy ditëve të ndiqen një sërë takimesh shumë të rëndësishme. Pra, po fillojmë sot me takimet B2B, dëshirojmë që energjinë pozitive që kemi sjell këtu, por edhe që e gjetëm këtu ta shfrytëzojmë me takime B2B, të cilat do të konkretizohen me lidhje të kontakteve të ndryshëm, pse jo edhe marrëveshjeve të cilat do të ndodhin në ardhmen e afërt”, theksoi Blakaj.

Ndërsa, Brian Martalus drejtor i Zyrës për Rritje Ekonomike në USAID për Kosovë vlerësoi lart takimin ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre nga diaspora. Ai tha se 120 kompani prodhuese nga Kosova, eksportojnë mallrat e tyre në tregun evropian.

Po ashtu edhe Martalus kërkoi nga prodhuesit e ndryshëm që të përfitojnë nga këto dy ditë për ide dhe mendime të reja.

“Qëllimi i kësaj ngjarje është që të krijoni lidhje më të mira për të pasur eksport midis Kosovës dhe diasporës. Kosova ka nevojë për vende pune, për eksport dhe për investime. Shpesh herë njerëzit mendojnë për kompani të mëdha për investime të mëdha, por mendoj se është më reale dhe më e dobishme për Kosovën të ketë lidhje të këtilla me diasporën për investime të mesme dhe të vogla, të cilat do ta shtynin ekonominë përpara”, tha Martalus.

Prezent në konferencë kanë qenë qindra biznese nga diaspora dhe Kosova. Për takimet B2B nikoqir kanë qenë kompanitë kosovare të sektorëve të ndryshëm, përfshirë përpunimin e drurit, veshmbathjeve, energjisë, teknologjisë informative, ushqimit dhe pijet, etj.

Ndërsa, Armend Malazogu nga “Frutomania”, i cili mori pjesë në takimet B2B, theksoi se theksoi se themelet e zhvillimit të eksporteve të ‘Frutomanisë’ janë zhvilluar në bazë të bashkëpunimit me biznesmen që jetojnë jashtë vendit dhe edhe në të ardhmen për lidhje të biznesit.

“Prej këtij takimi shpresojmë që këto kontakte dhe këto zhvillimet të cilat I kemi, t’i zhvillojmë edhe më tutje… Është gëzim i madh, kur i takon njerëzit të cilët jetojnë në shtetet të tjera. Kontakti me ta është gjithmonë i mirëpritur, takimet janë pozitive drejt përkrahjes së zhvillimit të ekonomisë vendore. Ndërsa, rruga drejt suksesit nuk është e lehtë dhe e shkurt, kështu që këta janë hapa preliminar, për të tjerat mbetet me u bë”, tha Malazogu.

Ndryshe, në tavolinat me prodhuesit vendor ku u mbajtën takimet B2B ishte uji i prodhuar nga Italia, për çka i ka penguar disa prodhues vendor.

Në mbrëmjen e sotme do të mbahet gala mbrëmje, ku i pranishëm do të jetë kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa në ditën e dytë, (e shtunë) do të mbahet panele në të cilat do të diskutohen çështjet kyçe rreth lidhjeve të bizneseve të Kosovës me diasporën.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles