Pasditen e së dielës ndodhi një aksident në fshatin Korish të Prizrenit, në mes të dy paragllajdistëve të cilët u përplasën mes veti gjatë kohës së aterrimit.
Nga plagët e marra nuk ka arritur të mbijetoj F.G 27 vjeçar i cili ndërroi jetë në orët e mbrëmjes në QKUK.
Pas kësaj ngjarje tragjike, ka reaguar Jona Gegaj e cila mbeti e lënduar nga ky aksident.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shkruar se me dhimbje të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e kolegut të saj.
Postimi i plotë:
Dje me datë 19.07 u ndeshëm aksidentalisht në ajër unë dhe kolegu Fatos Gerxhaliu .
Me dhimbje te thellë mora lajmin qe Fatosi humbi betejën me jetën .
Fatos kemi me t’kujtu sa të kemi jetë ty dhe mirësinë tënde.
Bashkëndjej dhimbjen me kolegë e familjarë.