Mbështetësi i LVV’së: Ku je nisë kështu o Albin?

0
26

Ligjëruesi i politikave të BE’së në Paris dhe mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje , Nezir Kraki, ka kritikuar kreun e VV’së, Albin Kurti, për prurjen e re në parti, teologun Mustafë Bajrami.

“Ku je nisë o Albin”, ka shkruar Kraki në Facebook, duke shtuar se nuk gjen lidhje logjike e as parimore për dashurinë që Kurti shpreh për njerëzit siç i quan Kraki,islamo-fashistë erdoganistë që bëjnë biznes me parajsën e që deri para pak ditësh e arsyetonin edhe prerjen e kokës së një profesori në Paris.

“Sinqerisht, dhe po flas hapur, s’po arrij t’i gjej lidhje logjike as parimore kësaj dashnie që Albini e shpreh për gjithë këta islamo-fashistët erdoganistë që bëjnë biznes me parajsën dhe që deri para disa javësh i gjenin arsyetime edhe prerjes se kokës së një profesori n’Paris”, ka shkruar Kraki.

Kraki deklaron se nëse vazhdon kështu, Vetëvendosje rrezikon që nga vija kombëtaro-majtiste, të kthehet në vijën islamo-majtiste.

“Nëse vazhdon kështu, VV rrezikon që nga vija kombetaro-majtiste te kthehet ne vijën islamo-majtiste. Në këtë të dytën gjithçka ka përveç kombit dhe kombëtarizimit prandaj është rrugë e rrezikshme.  Nejse, Albini e di vet çka bën por ai dhe VV ia kanë borxh opinionit një (RI)sqarim të vijës se tyre politike, programore dhe ideologjike. Kështu paushall e me thes të votave nuk bëhet politika e vërtetë”, ka shkruar Kraki.

Kraki i cili në zgjedhejt e 6 qershorit kishte ëkrkuar të votohet Albin Kurti, thotë se këtë reagim po e bën pasi ia do të mirën VV’së dhe kreut të saj.

“Fola shkurt e shqip sepse jam i shqetësuar sinqerisht dhe ia dua t‘mirën Albinit e VV. Nuk kam qenë as s’jam VV por ne zgjedhjet e fundit publikisht kam kërkuar të votohet Albini dhe lista e tij sepse duhej një barrikadë solide përballë hajnisë dhe krimit ekonomik”, ka shkruar ai.

Ky është statusi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Ku je nis o Albin?

Sot në botë e Evropë ka shumë ekstremizem politik e ideologjik. Në mesin e tyre janë edhe islamo-fashizmi dhe islamo-majtizmi si kombinime te ekstremeve politike te djathta dhe te majta me nje doze fetare apo solidarizuese me boten arabe (ne rreshtim automatik sidomos anti Izrael). Në Ballkan nuk kanë shumë ide për këto rryma të reja por p.sh. regjimi erdoganist sot konsiderohet si islamo-fashist.

Sinqerisht, dhe po flas hapur, s’po arrij t’i gjej lidhje logjike as parimore kësaj dashnie që Albini e shpreh për gjithë këta islamo-fashistët erdoganistë që bëjnë biznes me parajsën dhe që deri para disa javesh i gjenin arsyetime edhe prerjes se kokes se nje profesori n’Paris.

Nëse vazhdon kështu, VV rrezikon që nga vija kombetaro-majtiste te kthehet ne vijen islamo-majtiste. Ne kete te dyten gjithçka ka perveç kombit dhe kombtarizmit prandaj është rrugë e rrezikshme.

Nejse, Albini e di vet çka ben por ai dhe VV ia kanë borxh opinionit një (RI)sqarim të vijës se tyre politike, programore dhe ideologjike. Kështu paushall e me thes të votave nuk bëhët politika e vërtetë.

Fola shkurt e shqip sepse jam i shqetsuar sinqerisht dhe ia du t’miren Albinit e VV. Nuk kam qenë as s’jam VV por ne zgjedhjet e fundit publikisht kam kerku te votohet Albini dhe lista e tij sepse duhej një barrikadë solide perballë hajnisë dhe krimit ekonomik.

POR në zgjedhjet tjera, VV nuk duhet ta sjell punen që qytetaret te zgjedhin në mes hajnisë së perkohshme dhe tjetersimit te perhershem kombtar e kulturor.

Sqarim per ata që lexojnë e s’kuptojnë:

Nuk jam as kunder Turqise as kunder islamit as kunder Albinit (qe e kam shok) as kunder VV. Jam me t’verteten dhe me te drejten. Dhe mos harroni, une nuk flas kot, keshtuqe merreni seriozisht këtë verejtje.