Nesër pritet që në Kosovë të mbahet “Tour of Kosova”, në një garë të çiklizmit e cila pritet që të bllokojë autostradën për disa kohë
Kështu, Presidenti i Federatës së Çiklizmit në Kosovë, Avni Nuha ka njoftuar me anë të një komunikate për shtyp se cila pjesë të autostradës do të jenë të bllokuara për pak kohë.
Presidenti i FÇK-së pas një takimi që ka zhvilluar me drejtuesit e lartë të Policisë së Kosovës në shtabin e përgjithshëm, i shoqëruar nga Major Ismajl Fejzullahu dhe stafi i tij kanë inspektuar pikat e nisjes së etapës së parë të Tour of Kosova.
Ky do të jetë inteneruari:
Ata ddo të lëvizin nga Sheshi Skenderbeu ku do të bëhet hapja solemne, në drejtim të rrugës UÇK dhe Arbëri (ish-Dragodan).
Pastaj rruga vazhdon për në pikën e kyçjes në autostradë nga magjistralja Podujeve-Prishtinë.
FÇK po merr të gjitha masat për të qenë në nivelin sa më të lartë.
FÇK e Policia e Kosovës, me miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës bëjnë thirrje që qytetarët të evitojnë lëvizjet në autostradat e Kosovës.
Sonte, FÇK do të publikojë itinerarin e plotë, në mënyrë që qytetarët që qarkullojnë në pjesët e autostradës që do bllokohet për Tour of Kosova t’i evitojnë lëvizjet në ato pjesë./GazetaExpress/
Ky është itenerari i këtij turi që do të zhvillohet nga data 26-28 korrik:
NJOFTIM ME RËNDËSI 🏁🏁🏁
⚠️ EVITONI QARKULLIMIN NËPËR AUTOSTRADA 🚨
⚠️ Të premten deri të dielën, evitoni qarkullimin nëpër autostradat e Kosovës 🚨
🏁 TOUR DE KOSOVA 26-28.07.2019
E premte (26 korrik) •
Trudë (kyçja e autostradës nga Podujeva)
Shkabaj
Morinë (kufiri Kosovë-Shqipëri)
Suharekë (rreth rrotullimi hyrje/dalje autostradë)
E shtunë (27 korrik)
Morinë (kufiri Kosovë-Shqipëri)
Prishtinë
Hani i Elezit
E diel (28 korrik)
Hani i Elezit
Prishtinë
Trudë (kyçja e autostradës nga Podujeva)
Morinë (kufiri Kosovë-Shqipëri)